Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Shqyrtimi i çështjes së gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme për akuzat se ajo ka fshehur një dënim të mundshëm në Greqi, vijon të mbetet në një “udhëkryq” institucional. Disa ditë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzoi të marrë në shqyrtim dosjen, çështja është zhvendosur drejt Inspektori i Lartë i Drejtësisë përmes një ankese individuale. Sipas burimeve të TemA-s, njëri prej anëtarëve të KLGJ-së, Klodian Kurushi, i ka përcjellë dosjen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke e formalizuar këtë veprim përmes një ankese. Ky zhvillim vjen pas vendimit të KLGJ-së të datës 30 janar, ku me 6 vota kundër dhe 4 pro u rrëzua relacioni që kërkonte nisjen e procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares Gjoka. Në...