Ja kush është, Eduart Biba, oficeri i Policisë që pësoi arrest kardiak në timon dhe humbi jetën

Ja kush është, Eduart Biba, oficeri i Policisë që pësoi arrest kardiak në timon dhe humbi jetën

Eduart Biba, është 45-vjeçari që ditën e djeshme ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak gjatë drejtimit të automjetit në autostradën “Tiranë–Durrës”. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Biba ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të problemit shëndetësor dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. 45-vjeçari me origjinë nga Kodër Rrësheni, ishte Oficer i Policisë me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve në Durrësit, qytet ku jetonte prej disa kohësh me familjen, ndërsa më parë ka punuar edhe në Policinë e Lezhës dhe te Mirditës. Familjarët, miqtë dhe kolegët janë tronditur nga ky lajm tragjik dhe ndarje e parakohshme nga jeta e 45-vjeçarit.