Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

 Drejtoria e Burgjeve ka reaguar në lidhje me zbulimin e 4000 rrënjë kanabisi në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa. Institucioni njofton se Hasa është pezulluar nga detyra deri në sqarimin e plotë të rrethanave nga organet e drejtësisë, ndërsa thekson se distancohet nga çdo veprim i paligjshëm. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni nga mediat lidhur me rastin e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa. Në vijim të informacionit të marrë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e...