Iu gjet kokainë në banesë e ndarë në doza, arrestohet 41-vjeçari në Korçë (EMRI)

Iu gjet kokainë në banesë e ndarë në doza, arrestohet 41-vjeçari në Korçë (EMRI)

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Polena”. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Nikolla Dhimitri alias Mikel Koroveshi, 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, në fshatin  Polenë, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij...