Itali – Vetura përplaset me kamionin e plehrave, shoferi gjendet i karbonizuar – Viktima dyshohet shqiptar

Itali – Vetura përplaset me kamionin e plehrave, shoferi gjendet i karbonizuar – Viktima dyshohet shqiptar

Shoferi i një makine të vogël u dogj për vdekje në një aksident që ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm, në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto, në Bolonja Itali. Mjeti “Volkswagen Lupo” i viktimës, që dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, në emrin e të cilit ishte i regjistruar, me sa duket ndërsa po parakalonte, kur u përplas ballë për ballë me një kamion plehrash. Më pas doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët. Zjarrfikësit, paramedikët dhe karabinierët ndërhynë, por kur mbërritën shërbimet e emergjencës, burri ishte djegur për vdekje brenda automjetit. “Viktima besohet të jetë një burrë 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i makinës, por identifikimi zyrtar nuk ka qenë ende i mundur për shkak...