Itali/ Punonte për instalimin e kamerave, elektricisti shqiptar humbI jetën – zbardhen përgjegjësitë në gjyq
Arben Caushi, 61 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Ferrara, ndërroi jetë më 15 shtator 2022, dy muaj pasi ishte rrëzuar nga një shkallë gjatë punës në një bankë në Correggio. Ai po kryente instalimin dhe përditësimin e sistemit të kamerave të sigurisë me qark të mbyllur në një filial të bankës. Aksidenti ndodhi më 14 korrik 2022, ndërsa Caushi ishte duke punuar mbi panelet e tavanit të varur për vendosjen e një kamere të re. Ai ndodhej mbi një shkallë të dyfishtë me lartësi maksimale 1.84 metra, ndërsa zona e punës ishte rreth 3.46 metra mbi tokë. Gjatë punës ai u rrëzua dhe goditi kokën, duke pësuar dëmtime të rënda. Sipas hetimeve, në vendngjarje ndërhynë karabinierët dhe teknikët e Mjekësisë së Punës të...
Burimi:
syri.net