Ishte pasagjer në makinë dhe ra në lumin Mat, Kosova ndihmon për gjetjen e Jurgen Karajt

Ishte pasagjer në makinë dhe ra në lumin Mat, Kosova ndihmon për gjetjen e Jurgen Karajt

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë dërguar një kontingjent të specializuar të Kërkim-Shpëtimit për të mbështetur autoritetet shqiptare në gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se ka rënë në lumin Mat pas një aksidenti rrugor. Ky operacion po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale dhe është pjesë e angazhimit të FSK-së për ndihmë ndërkombëtare në raste emergjencash. Sipas njoftimit të FSK-së, kontingjenti i angazhuar vjen nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Kosovës dhe është dërguar pranë Klosit, për të marrë pjesë në operacionin e kërkimit dhe shpëtimit. FSK-ja ka publikuar edhe dy fotografi që tregojnë përgatitjet e ekipeve për ndërhyrje në terren, duke treguar për përkushtimin e tyre në këtë mision. Ngjarja tragjike ka ndodhur në...