Ishte duke drejtuar mjetin, humb jetën efektivi i policisë pas arrestit kardiak

Ishte duke drejtuar mjetin, humb jetën efektivi i policisë pas arrestit kardiak

Një oficer i Policisë së Shtetit ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po drejtonte automjetin e tij në autostradën Tiranë-Durrës. Efektivi i Policisë së Shtetit, i cili ishte Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Eduart Biba, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. “Në autostradën ‘Tiranë-Durrës’, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton Policia e Shtetit.