Ish-kreu i AMP merret i pandehur, akuzohet se punësoi në shkelje të ligjit Muçi Shaljanin

Ish-kreu i AMP merret i pandehur, akuzohet se punësoi në shkelje të ligjit Muçi Shaljanin

Ish-kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Artiol Saliasi është marrë i pandehur për punësimin në AMP të Muçi Shaljanit, që mbeti viktimë në atentatin mafioz së bashku me shokun e tij Gilmando Dani më 11 nëntor te rrethrrotullimi i Rinasit. Saliasi akuzohet nga Prokuroria e Tiranës dhe nga AMP, për shpërdorim detyre. Gjithashtu I pandehur është marrë edhe Gëzim Sala, drejtor i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse pranë AMP. Ky i fundit më herët u pezullua nga detyra, por me vendim të gjykatës së Apelit, ai është rikthyer në detyrë, por hetimet ndaj tij vijojnë. Hetuesit kanë dyshime të forta për mënyrën sesi Muçi Shaljani u punësua në kundërshtim me ligjin brenda AMP, punësim që u bë me firmën e Artiol Saliasit dhe Gëzim Salës. Sipas...