Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI, Ramadani: Rrugët ilegale për armë në veri ende aktive, po cenohet siguria

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI, Ramadani: Rrugët ilegale për armë në veri ende aktive, po cenohet siguria

Në veri të vendit pothuajse gjatë secilës javë po gjenden sasi armatimi. Rasti i fundit është para pak ditësh në një shtëpi të pabanuar në fshatin Varagaë të Zubin Potokut. Për këtë, ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, thotë se ende ekzistojnë rrugë për furnizim me armë ilegale, duke mos përjashtuar faktin se prania e tyre në veri cenon sigurinë. Në një intervistë për Ekonomia Online, Ramadani u shpreh se prania e armatimit daton që nga paslufta, derisa thekson se institucionet kanë ndërmarrë aksione të shumta për parandalim. “Prania e armatimit, me theks të veçantë në veri të Kosovës, mund të lidhet edhe nga e kaluara, pra edhe nga periudha prej luftës, pas luftës e këndej. Por në të njëjtën kohë...