Ish gjyqtari i Kushtetueses fshehu apartamentin, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e konfiskimit

Ish gjyqtari i Kushtetueses fshehu apartamentin, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e konfiskimit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për konfiskimin e një apartamenti të ish gjyqtarit të kushtetueses. Në vendimin e Apelit të GJKKO urdhërohet sekretaria e gjykatës, t’i dërgojë një kopje të tij Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit. Afro një vit më parë, GJKKO vendosi konfiskimin e apartamentit të ish anëtarit të GJK, Bashkim Dedja me sipërfaqe 60 m2. KOMUNIKIM PËR MEDIAN Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Nertina Kosova (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 27.01.2026, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 5/260 akti, datë 11.11.2025 regjistrimi, mbi...