Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, del nga zyrat e SPAK pas dy orësh, mbyll gojën për gazetarët

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, del nga zyrat e SPAK pas dy orësh, mbyll gojën për gazetarët

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, pas rreth dy orësh qëndrimi në zyrat e SPAK, është larguar pa dhënë asnjë prononcim për mediat. Ajo u pa të hynte në SPAK në orën 10:00 e shoqëruar nga avokati i saj. Dhjetorin e shkuar, Prokuroria e Posaçme goditi një grup të dyshuar kriminal në krye të AKSHI-t, ku përfshihej edhe Karçanaj, e cila aktualisht ndodhet në arrest shtëpie. Ajo dyshohet për shkelje të barazisë në tendera, në bashkëpunim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. LEXO DHE: Akuzohet si pjesë e grupit kríminal te AKSHI Ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK Në dhjetor 2025, ndërsa Karçanaj vijonte të ishte drejtoresha e AKSHI-t, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën...