Ish-drejtoresha e AKSHI-t ankimon masën e sigurisë ‘Arrest në Shtëpi’

Ish-drejtoresha e AKSHI-t ankimon masën e sigurisë ‘Arrest në Shtëpi’

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila caktoi ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas informacioneve, të njëjtin vendim në Apelin e Posaçëm e ka ankimuar edhe zëvendësdrejtoresha e AKSHI-së, Hava Delibashi, e cila ndodhet nën të njëjtën masë sigurie si Karçanaj. Ankimime ndaj masave të sigurisë kanë ushtruar gjithashtu edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i pezulluar nga detyra, si dhe shtetasit Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, për të cilët GJKKO ka caktuar masën “detyrim paraqitjeje”.