Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

Një hetim ka zbuluar se trafikantët shqiptarë të drogës po shesin telefona celularë të lidhur me bazën e tyre të klientëve në TikTok për më shumë se 300,000 £. Hetimi i Daily Mail të cilit i referohet Top Channel, tregon se bandat kriminale shqiptare kanë ndërtuar “linja” kaq fitimprurëse të përdoruesve britanikë që blejnë drogë nëpërmjet një numri të vetëm telefoni, saqë vetë pajisja mund të vlejë qindra mijëra paund. Dhe ata po i reklamojnë telefonat në mediat sociale te kriminelë të tjerë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të etur për të përfituar nga një rrjedhë e gatshme klientësh. Kriminelët madje u ofrojnë blerësve potencialë mundësinë për të testuar telefonat para se të kryejnë transaksionin dhe këmbëngulin që celularët janë “të sigurt nga ndërhyrja e...