Imami shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar

Imami shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar

Një proces gjyqësor i përmasave të jashtëzakonshme ka nisur këtë të martë në Dietikon të Zvicrës, ku në qendër të akuzave është një 57-vjeçar kosovar, i cili në kantonin Aargau njihej si imam. Sipas gazetës zvicerane “20 Minuten”, ky person, i cili në rrjete sociale u predikonte mirësinë ndjekësve të tij, tani akuzohet nga drejtësia zvicerane si truri i një skeme komplekse të krimeve ekonomike që ka shkaktuar dëme në vlerë prej miliona frangash. Aktakuza voluminoze prej mbi 200 faqesh ngarkon jo vetëm imamin, por edhe një rreth të gjerë familjar, duke përfshirë ish-bashkëshorten, vajzën, tre djemtë e tij dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë. Në total, tetë persona po përballen me drejtësinë për një seri deliktesh që shtrihen në një periudhë dhjetëvjeçare. Megjithatë, personi kryesor...