Igli Pashollari, pjesë e grupit Shullazi, pamje nga vendi ku ndodhi vrasja! Një person në kërkim
Një person është shpallur në kërkim si autori i vrasjes së Igli Pashollarit, 32 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve në një lokal pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë. Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe lokalin ku ka ndodhur vrasja. Syri Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Pashollari njihet si pjesë e grupit të Shullazit dhe njihet si person me precedent penalë. Në 2017 ishte arrestuar për drogë. Vrasja ka ndodhur në një lokal në rrugën "Kongresi i Lushnjes" në Tiranë. Lokali ku ndodhi vrasja Viktima Igli Pashollari
Burimi:
syri.net