Identifikohet pronari i ‘Range Rover’-it të djegur në Pogradec, i arrestuar më herët për konflikt me komisioner gjatë zgjedhjeve
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me automjetin tip “Range Rover” që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 1, në afërsi të Capri Center, në Pogradec. Sipas burimeve, është identifikuar pronari i mjetit, i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Erion Maxhari. I njëjti, sipas informacioneve paraprake, njihet nga strukturat vendore të policisë për precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme. LEXO EDHE: Përfshihet nga flakët një automjet tip 'Range Rover' në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Po ashtu, bëhet me dije se gjatë ditës së zgjedhjeve ai ka qenë një nga personat e arrestuar pas një konflikti fizik të ndodhur me një komisioner. Ndërkohë, grupi hetimor ka kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes...
Burimi:
syri.net