I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

Sohel Rana, ish-zyrtari nga Bangladeshi i cili prej një viti mbahet i izoluar në Shqipëri, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që të mos ekestradohet në vendin e tij, me pretendimin se atje mund ta vrasin. Mësohet se Gjykata e Lartë ka marrë nën shqyrtimin kërkesën për ekstradimin e Sohel Rana për të cilën vendi i tij i origjinës kërkon përballjen me drejtësinë. Ndërsa mësohet se është shtyrë dhe seanca gjyqësore ndaj tij pasi pritet t’i kërkohet një mendim edhe prokurorisë së përgjithshme mbi kërkesën për ekstradimin e tij. Sohel Rana rezulton të jetë një ish-zyrtar i lartë i policisë së Bangladeshit i cili prej kohësh kërkohet nga drejtësia e Bangladeshit pasi dyshohet se ka gishtt në një skemë mashtrim financiar përmes kompanisë online...