I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër
Një 35-vjeçar në Shkodër, është arrestuar këtë të hënë, 23 shkurt, pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të uniformave blu, Gjykata e Milanos ka caktuar ndaj të riut masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Në pamjet e mëposhtme, shfaqen momentet e arrestimit të 35-vjeçarit. “Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një tjetër i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme...
Burimi:
javanews.al