I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë
Uniformat blu të Tiranës, kanë arrestuar këtë të premte, 13 shkurt, një 34-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga Interpol Manchester, Mbretëri e Bashkuar. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i riu me iniciale A.Sh., banues në Domje, u shpall në kërkim më 15 janar të këtij viti, pasi Gjykata e Kentit të Veriut ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Sakaq, Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet britanike për ekstradimin e 34-vjeçarit në Mbretërinë e Bashkuar. “Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”. Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në...
Burimi:
javanews.al