I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari shqiptar

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari shqiptar

Vijon operacioni i koduar “The Wanted” për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të fazës së radhës, autoritetet kanë arrestuar në Gjermani një shtetas shqiptar, i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve gjermane, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri shtetasi H. M., 60 vjeç. Ai akuzohet se, përmes falsifikimit të dokumenteve, ka përvetësuar një apartament në qytetin e Vlorës, të cilin më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa më të mëdha. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i...