I shkaktoi shtetit francez rreth 2.5 mln euro dëme, arrestohet duke hyrë në Shqipëri italiani, pritet ekstradimi
I shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, 61-vjeçari nga Italia. Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, Vito Cardinale, 61 vjeç. Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Parisit, në vitin 2024, e ka...
Burimi:
vizionplus.tv