I riu dhunohet nga polici në Fier: I komentova motrës së tij në Facebook je bërë shumë e bukur

I riu dhunohet nga polici në Fier: I komentova motrës së tij në Facebook je bërë shumë e bukur

Altin Meçaj, banues në Vjosë, emigrant në Gjermani , është bërë prehë e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, pasi ka bërë një koment në mesenger, një bashkëfshatareje, motra e një punonjësi policie të zonës. Ai rrëfen momentet e tmerrit, ndërsa kërkon drejtësi. “Mbrëmë në orën 11 të natës kam arritur në shtëpi. Kur isha te lokali i fshatit më kishte ardhur një mesazh kërcënues për një “like”. Mesazhi më erdhi nga një bashkëfshatari im që ai sot është komandant me forcat RENEA në Fier. Like i bëra motrës së tij në Facebook. Në 11 që kam arritur në shtëpi, janë fikur dritat vetëm të shtëpisë time dhe unë jam thirrur në emër që të dal jashtë. Porta e madhe me...