I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë
Guardia di Finanza finalizoi një operacion antidrogë në Itali, ku në pranga ra një shqiptar i dyshuar për trafik kokaine. Agjentët bënë një bastisje kundër drogës në Merano. Guardia di Finanza konfirmoi se arrestoi një shtetas shqiptar, banor i qytetit buzë lumit Passirio dhe tashmë i njohur për forcat e rendit për shkak se ishte i skeduar. Ai u pa duke hyrë në një garazh në Maia Bassa. Brenda garazhit, të regjistruar në emër të një personi tjetër, oficerët gjetën 914 gramë kokainë, të ndarë në blloqe, si dhe 2,750 euro në para të gatshme, me shumë gjasa të ardhura nga trafikimi i drogës, informon media italiane. Shqiptari është izoluar në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë, hetimeve dhe procesit gjyqësor.
Burimi:
javanews.al