I pandehur për hakerimin e SPAK-ut/ Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

I pandehur për hakerimin e SPAK-ut/ Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

Ish drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO), ku mbahet seanca paraprake. Ai është nën hetim nga SPAK për sulmin kibernetik ndaj institucionit të drejtësisë. Hetimi ndaj Ismailit po zhvillohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Sistemi kompjuterik i SPAK u sulmua më 12 mars të vitit të kaluar dhe u zbulua disa ditë më vonë. SPAK bëri me dije më 3 prill se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-ve të prokurorëve të posaçëm. Në njoftim nënvizohej se nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të...