I nxori pistoletën qytetarit në Tiranë, pezullohet nënkomisari, i bllokohet pistoleta
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në lagjen Laprakë te pallatet malajziane ku punonjësi i Policisë, Nënkomisar F. H., me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit. Policia e Shtetit informon se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar F. H., dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor. Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”. Si ndodhi konflikti Siç raportohet, përplasja ka nisur pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar...
Burimi:
javanews.al