I nguli dy herë thikën në zemër për parkimin/ Zbardhen detaje nga sherri ku mbeti viktimë 47-vjeçari
Një sherr banal për centimetrat e rrugës ka përfunduar në një tragjedi të përgjakshme mesditën e sotme në qytetin e Kavajës, ku një 47-vjeçar ka mbetur i vrarë me thikë në zemër pas një konflikti të çastit. Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë nga vendngjarja, duke zbardhur dinamikën e asaj që nisi si një debat për parkimin e makinës dhe përfundoi në një krim makabër që la pas një viktimë dhe një autor në arrati. Gjithçka nisi kur viktima, Alket Isufi, parkoi automjetin e tij përpara banesës së shtetasit Land Puja, i njohur në zonë edhe me mbiemrin Derjaj. Ky i fundit, i irrituar nga prania e mjetit që sipas tij i pengonte hyrjen dhe daljen me makinën e vet, ka dalë...
Burimi:
ntv.al