I mori 8 mijë euro klientit dhe i premtoi se do e lironte nga burgu, GJKKO dënon avokatin Besart Logu
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale nr. 242 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Besart Logu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas nenit 245/1/4 të Kodit Penal. Gjykimi i kësaj çështje është zhvilluar në kuadër të gjykimit të shkurtuar, dhe në përfundim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, ka marrë vendimin nr. 2, datë 14.01.2026. Në përfundim të gjykimit, Gjykata ka vendosur: Deklarimin fajtor të Besart Logut për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave...
Burimi:
syri.net