I mituri qëllon me thikë 34-vjeçarin në Korçë
Një 17-vjeçar u arrestua në Korçë, pasi gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e një lokali, dyshohet se plagosi me thikë shtetasin B. Q., 34 vjeç. I dëmtuari po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia nuk ka dhënë të tjera detaje në lidhje me rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
opinion.al