I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 63-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Në operacionin e koduar “Kllojka”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Muhamed Çeca, 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë të Bërzhitës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri (një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta si dhe municion luftarak. Njoftimi i Policisë Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Kllojka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak. Vihen në pranga poseduesi i tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe...
Burimi:
javanews.al