I dyshuar për 7 veprimtari kriminale,pranga 28-vjeçarit që theu “arrestin në shtëpi”
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 28-vjeçarin Elton Halili, i cili dyshohet si autor i 7 veprimtarive kriminale. Sipas policisë ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte dhunuar një mjek për shkak të detyrës. Halil dyshohet gjithashtu për 3 vjedhje dhe një kanosje gjatë muajit shkurt, përfshirë vjedhje në një banesë në Yzberisht dhe në dy kompani në rrugën e fshatit Prush. Njoftim i Policisë Tiranë Finalizohet operacioni i koduar “Eksponenti”, për kapjen e autorit të dyshuar të 7 rasteve të veprimtarive kriminale. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe dhunoi një mjek, për shkak të detyrës, ndalohet 28-vjeçari në kërkim. Ky shtetas, gjithashtu autor i dyshuar i 3 vjedhjeve dhe i një kanosjeje, të kryera gjatë muajit shkurt....
Burimi:
opinion.al