I dogji makinën një 26-vjeçareje pas sherrit me familjarin e saj, arrestohet i riu në Tiranë
Policia ka zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Theodhori Bej” në Tiranë. Policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin L. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar se dogji automjetin tip “Peugeot” në pronësi të shtetases M. T., 26 vjeçe, në orët e para të datës 6 mars. Sipas hetimeve, djegia ka ndodhur për motive të dobëta, si pasojë e një konflikti të mëparshëm me një familjar të saj. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fire Trail”. Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, ndodhur dy ditë më parë. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 26-vjeçare, në orët e para të datës 06.03.2026 në rrugën “Theodhori Bej”, për...
Burimi:
syri.net