I dha fund jetës pas dhunës nga ish-partneri, qytetarët e Lezhës ndezin qirinj në kujtim të 25-vjeçares
Këtë të premte në orën 18:00, në qytetin e Lezhës janë mbajtur homazhe në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, humbja tragjike e së cilës ka tronditur mbarë komunitetin. Dhjetëra qytetarë, të afërm, miq dhe të rinj u mblodhën për të ndezur qirinj dhe për të vendosur lule në kujtim të saj, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen. Mes lotësh dhe në një heshtje të rëndë, qytetarët ndezën qirinj në shenjë respekti për jetën e ndërprerë shumë herët të 25-vjeçares. Të pranishmit qëndruan për disa minuta në heshtje, ndërsa shumë prej tyre kërkuan drejtësi dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë humbje tragjike. Ngjarja ka prekur thellë opinionin publik në Lezhë, ku Xhuana njihej nga shumë banorë të qytetit. Homazhet u kthyen...
Burimi:
ntv.al