I dënuar nga Italia për prostitucion e trafik droge, kapet në Shijak 53-vjeçari
Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Shijak, në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar nga Policia e Shtetit. Bëhet fjalë për shtetasin F.K., banues në Shijak, i cili ishte dënuar në Itali me 9 vite burg për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhura me narkotikët dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, arrestimi u realizua gjatë operacionit të koduar “Decision”, i cili u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës. Operacioni erdhi si rezultat i punës intensive për gjurmimin dhe lokalizimin e personave në kërkim, si dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative. “Gjatë operacionit u bë e mundur...
Burimi:
javanews.al