I dënuar me mbi 7 vjet burgim për shfrytëzim të prostitucionit, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë (EMRI)
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, se një shtetas i shpallur në kërkim, fshihej në zonën e Liqenit të Thatë, finalizuan operacionin e koduar “Dënimi”. Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Rezart Hyskollari, 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Durrësit, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet burgim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.v
Burimi:
vizionplus.tv