I dënuar me burg në Itali për drogë, arrestohet me qëllim ekstradimin 38-vjeçari (EMRI)

I dënuar me burg në Itali për drogë, arrestohet me qëllim ekstradimin 38-vjeçari (EMRI)

Një 38-vjeçar i dënuar në Itali për trafik droge dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Alesjo Abdija, i cili pas procedurave pritet të ekstradohet në Itali. Në vitin 2024, Gjykata e Perugias në Itali, e ka dënuar Abdijan me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. “U kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Alesjo Abdija, 38 vjeç. Në vitin 2024, Gjykata e Perugias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”,- thuhet në njoftimin e Policisë. Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol...