I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar sot në 24 mars operacionin e koduar “Operacionalja 88”, duke vënë në pranga një 50-vjeçar. B.M, banues në kryeqytet është dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Firences. Ai akuzohet për veprën penale “trafik i lëndëve narkotike”. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë”, thuhet në njoftim. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88”, për kapjen e personave...