I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit, pasi qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur me armë zjarri të tipit pushkë. 46-vjeçari përballet me akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Njoftimi: Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”. Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, shërbimet e Policisë konstatuan...