I arrestuar për inceneratorin dhe ‘5D’, Gjykata liron ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë

I arrestuar për inceneratorin dhe ‘5D’, Gjykata liron ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurimit për Taulant Tushen, i arrestuar në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Me vendimin e saj, Apeli i Posaçëm ka pranuar kërkesën për zbutjen e masës, duke e liruar Tushen nga qelia dhe duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të rrethanave të çështjes dhe është përcjellë për ekzekutim në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier, ku Tushe ndodhej i paraburgosur. Autoritetet pritet të zbatojnë menjëherë masën e re të sigurimit, duke e transferuar atë nga ambientet e paraburgimit në arrest shtëpie. Taulant Tushe është një nga emrat e përfshirë në dosjen e bujshme të inceneratorit të Tiranës, një çështje...