I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, arrestohet 28-vjeçari, pas disa orësh ndjekje nga policia
Një 28-vjeçar me precedentë të theksuar kriminalë ka rënë në prangat e policisë pas një serie ngjarjesh të dhunshme që rrezikuan jetën e qytetarëve të Kavajës mëngjesin e sotëm. Autori, i identifikuar me inicialet M. C., u arrestua pas një operacioni të gjerë kërkimi, pasi kishte kanosur me armë klientët e një lokali, kishte goditur pronarin dhe kishte shkaktuar disa aksidente rrugore gjatë tentativës për t’i shpëtuar forcave të rendit. Sulmi brenda lokalit Ngjarja zuri fill rreth orës 09:40, kur shërbimet e Komisariatit të Kavajës morën njoftimin urgjent për një incident të rëndë në lagjen nr. 2 të qytetit. Sipas burimeve policore, 28-vjeçari ka hyrë i armatosur në një bar-kafe, ku fillimisht ka kanosur dy nga klientët e pranishëm. Situata ka agravuar më tej kur...
Burimi:
javanews.al