I akuzuar për vrasjen e dy personave në ’97-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

I akuzuar për vrasjen e dy personave në ’97-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

Gjykata Penale Tiranë, vendosi këtë të martë, 20 janar, dënimin me 23 vite burg të shtetasit Tomor Çelën, i cili është i akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997.  Çela u ekstradua nga SHBA-të në vendin tonë në 2 qeshor 2022. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 24 shkurt 2014, e ka dënuar me 23 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  Pasi erdhi në Shqipëri, Çela kërkoi rigjykim dhe togat e zeza lanë në fuqi të njëjtin vendim të dhënë më herët.  Në datën 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri”, Tiranë, shtetasi Tomor Çela, në bashkëpunim me vëllanë e tij,...