I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot fajtor Astrit Balliun (i njohur edhe si Avdyli ose Sulejmani) për një seri veprash penale serioze, përfshirë trafikimin e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri, vendosi që Balliu të dënohet me 12 vjet burgim, pas bashkimit të dënimeve për veprat penale të kryera. Gjykata e shpalli Balliun fajtor për: Trafikimin e narkotikëve në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, dënim 12 vjet burgim. Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dënim 3 vjet burgim. Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, dënim 5 vjet burgim. Në përfundim, dënimi...