I akuzuar për Masakrën e Kuçovës në 1997 / GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për regjimin e posaçëm të vuajtjes së dënimit

I akuzuar për Masakrën e Kuçovës në 1997 / GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për regjimin e posaçëm të vuajtjes së dënimit

GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Kuçovës”, Fran Marashi lidhur me regjimin e tij të vuajtjes së dënimit. Më 30 janar 2026, Marashi iu drejtua gjykatës me një kërkesë për kundërshtimin e urdhrit nr. 620, datë 13.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë, “Për vendosjen në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë”. Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, vendosi papranueshmërinë e kërkesës. Vendimi nr. 119, datë 20.02.2026, u mbështet në nenet 112 dhe 471 pika 5 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në disa vendime të mëparshme të Gjykata Kushtetuese e...