Hyri në Osum për të ndihmuar RENEA-n të gjente trupin e 42-vjeçarit dhe mbeti i bllokuar, shpëtohet 22-vjeçari
Përfundon me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen nga uji të 22-vjeçarit Xh. K. Është shpëtuar pas një operacioni të përbashkët mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura 22-vjeçari Xhuljano Kaloti, i cili mbeti i bllokuar në ujërat e lumit Osum gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në gjetjen e një 42-vjeçari të zhdukur. Ministria e Mbrojtjes njofton se Xhuljano Kaloti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është i vetëdijshëm dhe aktualisht nën kujdesin e ekipit mjekësor. Sipas burimeve nga banorë të Skraparit, incidenti ndodhi gjatë lundrimit me kanoe, kur njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të lumit. 22-vjeçari ngeci mes shkëmbinjve në zonën e njohur si “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle. Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se vijon pa ndërprerje operacioni...
Burimi:
syri.net