Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale me armë zjarri mes fqinjësh në Sarandë. Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, pas denoncimit të një qytetareje se fqinji i saj kishte hyrë i armatosur në banesë në lagjen nr. 4 dhe kishte kanosur atë dhe familjarët e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë shkuan menjëherë në vendngjarje për neutralizimin e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë u bë arrestimi i 62 vjeçarit. Dyshohet se 62-vjeçari kishte kanosur fqinjët me armë zjarri, për shkak të një konflikti mbi shfrytëzimin e një pjese të përbashkët të pallatit, konkretisht tarracës. “Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji kishte hyrë i armatosur në banesën e saj, në lagjen nr. 4, dhe kishte kanosur...