Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në Lezhë. Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, duke bërë që automjeti të përmbyset në rrugë. Mësohet se makina drejtohej nga një i ri, i cili nuk ka pësuar dëmtime si pasojë e përplasjes së fortë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë verifikimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Autoritetet po i nënshtrojnë drejtuesit të mjetit testit të alkoolit për të përcaktuar nëse ai ka qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike në momentin e aksidentit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar apo kalimtarë të rastësishëm të përfshirë.