Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

Durim Bami, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri që vepron kryesisht në Fushë-Krujë dhe Tiranë, pritet të ekstradohet sot nga Dubai në Tiranë. Njeriu që konsiderohet nga policia si “i forti” i Niklës, rezulton të këtë humbur gjyqin për qëndrimin e tij si resident në Dubai. Lajmi për ekstradimin e Bamit në Shqipëri u konfirmua që në muajin dhjetor. Mbëritja e Durim Bamit në Tiranë shihet si fitore në korridoret e SPAK, ku prokurorët e posaçëm kanë shpresa se 46-vjeçari mund të bashkëpunojë me autoritetet e hetimit. Aktualisht çështja penale ndaj Durim Bamit është përfunduar dhe dërguar në gjyq nga SPAK. Ndërsa akuzat zyrtare kundër tij janë të rënda si ajo e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen”...