Humbi ekuilibrin/ Detaje nga vdekja e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni
Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pas një rënieje dramatike nga ballkoni i banesës ku jetonte me bashkëshortin e saj, gjithashtu shqiptar. Shërbimet e emergjencës, përfshirë 118 dhe karabinierët, mbërritën në pallatin në Viale Beverora pas alarmit të dhënë nga bashkëshorti i saj, i cili e gjeti të shtrirë në oborrin e brendshëm të ndërtesës. Përplasja me tokën, nga një lartësi rreth 10 metrash, i shkaktoi dëmtime të rënda, veçanërisht në kokë, që rezultuan fatale. Njësia hetimore e karabinierëve ka kryer rindërtimin e ngjarjes dhe inspektime të hollësishme në apartament dhe ambientet përreth. Hetuesit përjashtuan përfshirjen e palëve të treta dhe tani besohet se shkaku i rënies ishte një aksident, shkruajnë mediat. Sipas hetimeve, vajza...
Burimi:
ntv.al