Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Humba gjysmën e kapanonit, mbi 1 milion euro dëm”, qytetarja flet për zjarrin tek “5 Maji”
Një prej personave të cilëve u është dëmtuar biznesi pas zjarrit të rënë në tregun e ish-Uzinës Dinamo te rruga “5 Maji”, tregon për A2 CNN se dëmet e shkaktuara janë kolosale për të dhe të tjerët që ushtronin aktivitetin e tyre aty. “Humba gjysmën e kapanonit. Rreth 1 milion euro mund të jetë vetëm dëmi i mallrave. Vlera totale këtu mund të jetë shumë më e madhe, sepse këtu janë magazina shumice. Ky nuk është treg rrobash të përdorura. Ky është treg industrial. Është tregu më i madh i shumicës që furnizon të gjithë Shqipërinë”, tregon ajo për emisionin “Dita jonë”. “Këtu vijnë biznese dhe klientë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Ky është tregu më i madh i shumicës. Duhet ta dinë...