Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim këtë të enjte, kushëririn e njërit prej biznesmenëve të përfshirë në rastin e abuzimit me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Siç raporton gazetarja Glidona Daci, në kërkim u shpall, E.A., i cili dyshohet se ka hequr nga kantina miliona euro vera të konfiskuara si mall kontrabandë, duke shmangur inventarizimin dhe akcizën e detyrueshme. Pas bërjes së inventarizimit të verërave ato rezultonin pa pullë fiskale, dhe ishin verëra të cilat kishin çmime nga më të ndryshmet. Pasi është bërë inventari, vera ishte lënë në kantinë për shkak të sasisë së madhe dhe nuk mund të bëhej transporti gjatë natës, nga doganat. Gjatë natës kantina është lënë nën ruajtje, por kur kanë shkuar të nesërmen për...